Please enter at least 3 characters.

Shoferi i autobusit të nxënësve përdor telefonin derisa voziste (Foto)

2017/05/Shoferi-i-autobusit-të-nxënësve-përdorte-telefonin-derisa-voziste-foto.jpg

Garry Grainger ka pranuar një fotografi nga djali tij adoleshent, i cili po udhëtonte së bashku me shokët e klasës për një vizitë në Wales.

Por, prindi tij ka mbetur i befasuar, kur e ka parë shoferin që drejtonte autobusin, ndërsa kishte përpara telefonin, transmeton Telegrafi.

Përdorte telefonin derisa voziste autobusin me nxënës

“Më pyeti nëse lejohet që drejtuesi i makinës, të shikojë në navigator teksa është duke vozitur. U tmerrova nga ajo që pashë”, ka shkruar Grainger.

Më tutje, ai është shprehur shumë i shqetësuar me gjendjen në të cilën ndodhej i biri tij dhe kishte frikë derisa është kthyer në shtëpi.

Pasi rasti është paraqitur tek autoritete, shoferi është suspenduar deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/