Shkyçen disa ferma me kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Obiliq
20/07/2026
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se Njësia Operative e Ujësjellësit (NJOU) në Obiliq po vazhdon aksionin për identifikimin dhe shkyçjen e konsumatorëve që kanë kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit, gjatë inspektimeve të zhvilluara sot janë shkyçur disa ferma që rezultuan se kishin kyçje të kundërligjshme në rrjet.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë në të gjithë zonën e NJOU Obiliq, ndërsa ndaj personave që shkelin rregullat do të ndërmerren masa ligjore.


