Shkumbin Ismaili vjen me klip të ri (Video)
22/04/2017
Shkumbin Ismaili ka publikuar këngën e re me titull “Se ç’mu desh” që e ka kompletuar me videoklip.
Vet këngëtari është kujdesur për muzikën dhe tekstin e kësaj kënge, ndërsa i ka qëndruar besnik stilit të tij.
Valter Beqo ka bërë miksimin dhe masterizimin, në kitarë ka luajtur Arjan Gjici, kurse në bas kitarë Elton Muci.
Ana vizuale në realizimin e videoklipit i është besuar Max Production. /Telegrafi/


