Please enter at least 3 characters.

“Shkruaj, Vizato dhe Fito!” - Shtëpia botuese “Dukagjini” fton fëmijët të bëhen pjesë e një konkursi krijues

Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e tij të 4-t, nga 23 deri më 27 shtator, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Me këtë rast, shtëpia botuese “Dukagjini” fton fëmijët të bëhen pjesë e konkursit krijues “Shkruaj, Vizato dhe Fito!”.

Konkursi është i ndarë në dy kategori, të përshtatura për grupmoshat dhe klasat përkatëse.

“Ilustrimi më i bukur” - Klasat I dhe II

Nxënësit e klasave I dhe II ftohen të zgjedhin një personazh nga lektyrat shkollore që kanë lexuar dhe të krijojnë një ilustrim që tregon një skenë ose aventurë të re me atë personazh.

Për realizimin e punimit mund të përdorni lapsa, ngjyra (druri, akuarele) apo çfarëdo teknike tjetër që ju pëlqen.

“Shkrimi më kreativ” – Klasat III, IV dhe V

Nxënësit e klasave III, IV dhe V mund të zgjedhin një personazh nga lektyrat shkollore që kanë lexuar dhe të shkruajnë një poezi ose tregim të shkurtër, sipas imagjinatës së tyre.

Punimi duhet të ketë 150-250 fjalë.

Nga të dyja kategoritë do të shpërblehen punimet më kreative për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

Si të aplikoni?

Nxënësit e klasave I dhe II duhet ta fotografojnë ose skanojnë ilustrimin dhe ta dërgojnë në adresën: info@dukagjinipublishing.com

Nxënësit e klasave III, IV dhe V duhet ta dërgojnë tregimin ose poezinë në të njëjtën adresë: info@dukagjinipublishing.com

Në subjektin e e-mail-it të shkruhet:

Aplikim për konkursin “Shkruaj, vizato dhe fito!”

Në e-mail duhet të përfshihen këto të dhëna:

- Emri dhe mbiemri i fëmijës - Klasa - Shkolla

- Qyteti - Numri i telefonit të prindit/kujdestarit - Titulli i lektyrës dhe personazhi i zgjedhur

Rregullat e konkursit

- Çdo pjesëmarrës mund të dërgojë vetëm një punim.
- Punimi duhet të jetë krijim origjinal i nxënësit.
- Punimi duhet të lidhet me një personazh nga lektyrat shkollore të shtëpisë botuese “Dukagjini”.
- Punimet e dërguara pas përfundimit të afatit nuk do të merren në konsideratë.

Afati i fundit për aplikim është 14 shtator 2026, ora 23:59.

Punimet më kreative do të shpërblehen me dhurata të veçanta!

Fituesit do të shpallen gjatë Panairit të Librit për Fëmijë dhe do të kontaktohen përmes të dhënave të shënuara gjatë aplikimit.

Nga cilat lektyra mund të zgjidhni?

Klasa I
“Tregimi i lepurit Piter”, “Përralla popullore mbi kafshët”, “Bletëzat”, “Rrëfenja” dhe “Maçoku me çizme dhe përralla të tjera”.

Klasa II
“Shkolla e pyllit”, “Vjersha”, “Përralla e postierit”, “Lepurushi prej pushi” dhe “Përralla të zgjedhura”.

Klasa III
“Si u bënë kafshët siç janë sot?”, “Shigjeta e kaltër”, “Kallëzimet e gjyshe Pastërtores”, “Posta e porositur” dhe “Aventurat e Pinokut”.

Klasa IV
“Bleta Maja dhe aventurat e saj”, “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave”, “Udhëtimi i Pikëpyetjes (tregime të zgjedhura)”, “Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun”, “Libri i Xhunglës” dhe “Libri i dytë i Xhunglës”.

Klasa V
“Medaljoni”, “Përrallëza”, “Agimet e kaltra”, “Sarajet e bardha” dhe “Dy vjet pushime”.

Ekipi i shtëpisë botuese “Dukagjini” mirëpret aplikimet tuaja.

true