Please enter at least 3 characters.

Shkoi për vizitë te motra, dhunohet seksualisht e mitura nga Vitia

2022/11/Capture234.jpg
4:"User

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur në tetor në qytetin e Vitisë.

Viktima femër (e mitur) ka raportuar dje në polici rastin e dhunimit që i kishte ndodhur derisa kishte qenë për vizitë te motra e saj.

“Viktima femër kosovare (e mitur) me 23.11.2022 ka raportuar se gjersa ishte në vizitë te motra e saj, është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar”, njofton policia përmes raportit 24 orësh. /Telegrafi/