Please enter at least 3 characters.

Shkencëtarët zbulojnë lindjen e një planeti për herë të parë

2020/05/200519161942-01-ab-aurigae-star-birth-exlarge-169-e1589988879993.jpg
489:"This image shows the disc around the young AB Aurigae star, where ESO???s Very Large Telescope (VLT) has spotted signs of planet birth. Close to the centre of the image, in the inner region of the disc, we see the ???twist??? (in very bright yellow) that scientists believe marks the spot where a planet is forming. This twist lies at about the same distance from the AB Aurigae star as Neptune from the Sun. The image was obtained with the VLT???s SPHERE instrument in polarised light.

Astronomët zbulojnë lindjen e një planeti, i cili është duke u formuar rreth një ylli në një sistem të ri 520 vjet dritë nga Toka, në yjësinë e Aurigës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lindja e planetit është e dukshme në imazhe, e cila u vërejt nga vëzhgimet me Teleskopin e Observatorit Jugor Evropian në Kili.

AB Aurigae është një yll i ri në yjësi që simbolizon karioterin qiellor. Ai është i rrethuar nga një disk i trashë i bërë nga gazi i ftohtë dhe pluhuri. Kur këto bashkohen në grumbuj, atëherë janë përbërësit e duhur për të bërë një planet.

Lidhur me këtë ngjarje astronomët besojnë se mund të jetë prova e parë e drejtpërdrejtë e lindjes së një planeti.

"Mijëra ekzoplanete janë identifikuar deri më tani, por shumë pak dihet se si ato formohen", tha Anthony Boccaletti, autor studimi dhe astronom në “Observatoire de Paris”.

"Ne duhet të vëzhgojmë sisteme shumë të reja për të kapur me të vërtetë momentin kur formohen planetët", ka shtuar ai./Telegrafi/