Please enter at least 3 characters.

Shkeli urdhrin mbrojtës, arrestohet i dyshuari në Malishevë 

2024/06/policia-arrestim-e1459677672314-720x406-1.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se në një market, e kishte kanosur bashkëshorti i saj edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës.

Rasti ka ndodhur të premten në Malishevë, në ora 17:30.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se në një market, e kishte kanosur i dyshuari mashkull kosovar- bashkëshorti i saj edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/