Please enter at least 3 characters.

Shkelet me veturë një person në qendër të Prishtinës (FOTO)

2017/06/aksident.jpg

Policia e Kosovës njoftoi se sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në qendër të Prishtinës.

Një veturë ka goditur një person, i cili ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në vendngjarje është edhe Policia e Kosovës.

Po ashtu, raportohet se personi i aksidentuar është shkelur në zebra. /Telegrafi/