Please enter at least 3 characters.

Shkarkohet Aleksandar Donev, njeriu i parë i Agjencisë për Turizëm në Maqedoni

2017/11/Donev-2.jpg

Agjencia për Turizëm e Maqedonisë ka mbetur pa njeriun e saj të parë, Aleksandar Donev, pasi që është shkarkuar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shkarkimi i tij është bërë për shkak të punës së pamatur dhe pavëmendshme. Emri i tij u përmend në nëntorin e vitit të kaluar, kur mediat raportuan se ka udhëtuar me aeroplan në klasën biznis, ku ka paguar 220 mijë denarë, apo 3570 euro./Telegrafi/