Please enter at least 3 characters.

Shitësi i kundërvihet, plaçkitësi i armatosur ik me vrap nga dyqani (Video)

2016/10/Shitësi-i-kundërvihet-plaçkitësit-të-armatosur-pa-e-hequr-duhanin-nga-dora-foto.jpg

Në Teksas të Shteteve të Bashkuara, një plaçkitës i armatosur hyri në një dyqan dhe kërkoi para, ndërsa kërcënonte me armë.

Mirëpo, ai është dashur të ikë shpejtë nga lokali, meqenëse shitësi i është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë, transmeton Telegrafi.

Madje, ai as që e ka hequr duhanin nga dora, ndërsa ka filluar të shtie më pistoletë.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet plaçkitësi duke u larguar me vrap, ndërsa del nga dera, e cila qëllohet me plumb dhe i thyhet xhami.

Nuk jepen detaje tjera për këtë ngjarje, e cila ka ndodhur gjatë muajit gusht. /Telegrafi/