Please enter at least 3 characters.

Shikoni takimin e parë mes dy qenve

Takimi i parë i Teddyt, një retriveri të artë, me shoqen e tij të re, ka emocionuar përdoruesit e TikTokut.

Pronarët e tyre vendosën të regjistrojnë takimin e parë të qenve të tyre, dhe Teddy i shtrenjtë ishte shumë i emocionuar kur pa qenin e vogël.

"Teddy takoi motrën e tij të vogël!", shkruhet në përshkrimin e videos që u pa nga mijëra njerëz, e cila tregon momentin kur Teddy pa qenushen në krahët e pronarit, deri sa hynë në shtëpi dhe Teddy pati mundësinë të nuhatë qenushen, t’i japë disa puthje dhe të luajë me të.

Gjatë gjithë njohjes, Teddy tundte me entuziazëm bishtin dhe mezi po priste që të mund të luante me qenushen e vogël.

Shihni videon e plotë më poshtë. /Telegrafi/