Please enter at least 3 characters.

Shikoni se si i propozon për martesë në 365 ditë të vitit (Foto/Video)

2016/01/shikoni-se-si-i-propozon-p-euml-r-martes-euml-n-euml-365-dit-euml-t-euml-vitit-foto-video_hd.jpg

Siç ka raportuar dhe DailyMail, krijuesi i videos është Dean Smith, dhe marrësja është e fejuara e tij Jennifer Kessel.

Falë dhe ndihmës së disa familjarëve të vajzës dhe miqve të përbashkët, propozimi zyrtar u bë në një plazh ku prindërit e saj i kanë treguar në një tablet mesazhin që Dean kishte regjistruar për të çdo ditë të vitit, transmeton TCH.

Propozimi i fshehtë ka qënë në çdo ditë të vitit me pyetjen e famshme dhe datën në fund të saj. Kështu Jennifer ka parë 365 propozime të Dean në dush, në tavolinë, në makinë, kudo ku ai i kishte filmuar.

E kur video arrin në datën e fundit Jennifer i kërkohet të kthejë kokën pas, ku Dean shfaqet sërish me pyetjen e famshme dhe i ulet në gjunjë. E sigurisht që përgjigja është “Po”.