Please enter at least 3 characters.

Shënoi dhe bëri reklamë për biznesin e tij: Festimi viral i sulmuesit me kartëvizitë në dorë

Fitorja e ngjiti Inter Toronton në vendin e dytë në renditjen e Canadian Premier League, por ajo që ndodhi gjatë fitores 4-1 të këtij ekipit ndaj kampionëve në fuqi, Atletico Ottawa, me sulmuesin Tomasz Skublak, i cili u bë viral, duke i shkaktuar marketing të jashtëzakonshëm vetës së tij me golin e shënuar, ka goditur rrjetin.

Pasi shënoi golin e parë, ai e uli çorapen, nxori një kartëvizitë të biznesit të tij të pasurive të paluajtshme dhe imitoi një telefonatë drejt kamerave.

28-vjeçari është futbollist profesionist, por njëkohësisht punon edhe si agjent i pasurive të paluajtshme në Ontario. Ai shpjegoi se, meqë shpenzon shumë para për marketingun e biznesit jashtë futbollit, vendosi ta shfrytëzojë transmetimin live.

“Jam lojtar me kohë të plotë këtu te Inter Toronto, por edhe agjent i pasurive të paluajtshme me kohë të plotë. Mendova, shpenzoj shumë për marketing në biznes jashtë futbollit, prandaj le të marr pak marketing falas këtu”, citohet të ketë thënë Skublak për “One Soccer”.

Fitorja e fundit e ngjiti Inter Toronton në vendin e dytë të tabelës, ndërsa me këtë paraqitje Skublak u barazua me golashënuesin më të mirë të sezonit në ligë.

“Sapo mbaron stërvitja, jam në telefon me klientë. Është e vështirë, por po e menaxhoj mirë”, kishte thënë ai për faqen e CPL-së muajin e kaluar.

Sipas tij, zakonisht stërvitet deri rreth orës 11:00 ose 12:00, dreka e ekipit përfundon rreth 12:30, ndërsa nga ora 13:00 deri në 21:00 është me klientë.

- YouTubewww.youtube.com

Kjo festë “si agjent” ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe është shpërndarë gjerësisht në platforma si OneSoccer dhe Reddit, duke bashkuar me sukses dy botët e tij profesionale në një skenë kombëtare. /Telegrafi/