Please enter at least 3 characters.

Shëngjin, 40-vjeçarja nga Kosova rrezikoi mbytjen në det - dërgohet në urgjencë

2023/07/plazh.jpg

Pushuesit kosovarë nuk gjejnë qetësi në bregdetin e Shëngjinit.

Një tjetër pushuese rreth moshës 40 vjeç ka rrezikuar jetën mesditën e sotme në zonën e Kune Vainit.

40 vjeçarja është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore dhe po mbahet nën kontroll, pasi kishte konsumuar shumë ujë.

Brenda kësaj jave është rasti i tretë ku pushues nga Kosova rrezikojnë të mbyten në bregdetin e Shëngjinit.

Edhe pse deti është i trazuar dhe janë ngritur flamujt e kuq në pikat e vrojtimit, ajo çfarë vihet re janë kullat  bosh./TCH