Please enter at least 3 characters.

Shembet muri, humbin jetën tragjikisht dy punëtorë në Shipkovicë të Tetovës

2023/07/Screenshot_1-64.png

Para pak çastesh ka ndodhur një ngjarje tragjike në fshatin Shipkovicë të Tetovës.

Si pasojë e shembjes së murit kanë humbur jetën dy punëtorë, të cilët kanë punuar për riparimin e murit nga shembja e dheut që ndodhi pak ditë më parë.

Një person i vdekur është shtetas i Shqipërisë dhe tjetri është shtetas i Maqedonisë. Ekipet e shpëtimit janë duke tentuar të nxjerrin trupat nga gërmadhat.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur kryetari i komunës Bilall Kasami.