Please enter at least 3 characters.

Shembet hoteli gjigant në SHBA, pamjet e tmerrit kur njerëzit vrapojnë në rrugë

2019/10/hoteli.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në SHBA, teksa ndërtesa e hotelit “Hard Rock”, në qendër të New Orleans, është shembur, duke plagosur disa persona.

Mediet botërore kanë publikuar pamjet e tmerrshme të shembjes së hotelit gjigant, ndërsa shihet momenti kur njerëzit vrapojnë të tmerruar.

Hoteli po i nënshtrohej disa punimeve për t’u modifikuar tërësisht, por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit dhe gjithçka është kthyer në rrënoja.