Please enter at least 3 characters.

Shefi i policisë së Milanos, Cardona: Do të kërkojë ndalimin e udhëtimit të tifozëve të Interit si dhe mbylljen e sektorit të tyre në Meazza

2018/12/Inter-4.jpg
249:"MILAN, ITALY - NOVEMBER 05: FC Internazionale Milano fans show their support prior to the Serie A match between FC Internazionale and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on November 5, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )
12:"Getty Images

Shefi i policisë së Milanos, Marcello Cardona thotë se do të kërkojë një bllokadë në tifozët e Interit që të udhëtojnë në ndeshjet jashtë dhe mbylljen e sektorit të Curva Nord në Giuseppe Meazza.

Ndeshja derbi e javës së 18-të në mes të Interit dhe Napolit përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve Nerazzurrë.

Por, kjo përfundoi me turp pasi katër tifozë u therën, njëri vdiq nga goditja e tij nga një kamion dhe Kalidou Koulibaly u keqtrajtua në mënyrë racore.

Të gjitha këto ngjarje të rënda për futbollin italian thuhet se kanë bërë që të mblidhen gjitha institucionet dhe pritet një dënim i rëndë për tifozët vendas.

Tifozët e Interit rrezikojnë një dënim të rëndë (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Ka pasur më shumë se 100 tifoz ultras të përfshirë në përleshje, mes tyre edhe nga Varese dhe Nice", ka thënë fillimisht Cardona në një konferencë për shtyp.

"Këto ishin incidente shumë serioze, kështu që unë do t'i kërkoj komitetit të rendit publik që të ndalojë tifozët e Interit që të udhëtojnë për të shikuar ndeshjet për pjesën tjetër të sezonit".

"Gjithashtu do dhe të kërkojë edhe mbylljen e zonës së tifozëve të Interit në Giuseppe Meazza deri më 31 mars 2019, ose për pesë ndeshje plus një në Coppa Italia ", përfundoi shefi i policisë.

Ndryshe, gjatë orëve të fundit është përfolur edhe për një pezullim të gjithë kampionatit italian shkaku i incidenteve të fundit. /Telegrafi/