Shefi i NATO-s i thotë Trumpit: Jam me ty për Iranin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, foli shkurtimisht për Iranin në takimin e tij me Donald Trump në Ankara.
Ai përsëriti komentet e tij të mëparshme se sulmet amerikane gjatë natës ishin "absolutisht të nevojshme".
"Ishte një përgjigje shumë e fortë dhe jam me ty për këtë", tha Rutte, transmeton Telegrafi.
Rutte më pas mbrojti mbështetjen ushtarake të ofruar nga vendet evropiane për SHBA-në, në operacionet e saj fillestare ushtarake në Iran në fillim të këtij viti.
Trump ka kritikuar vazhdimisht shumë vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën, për moslejimin e forcave amerikane të përdorin bazat e saj ushtarake ose të ofrojnë ndihmë nëpërmjet anijeve detare.
"Kur bëhet fjalë për Iranin, e di që jeni të zhgënjyer. Do të thosha se këto janë raste të izoluara", tha ai.
"Pati 5,000 aeroplanë që u ngritën nga aeroportet evropiane në mbështetje të Operacionit Epic Fury. Ishte Evropa si një platformë e madhe e projeksionit të fuqisë për Shtetet e Bashkuara", shtoi ai. /Telegrafi/


