Please enter at least 3 characters.

Shefi i grupit Wagner, Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar – e konfirmon Rusia

2023/08/2023-08-22T073026Z_448242759_RC2VS2AVHDYS_RTRMADP_3_UKRAINE-CRISIS-PRIGOZHIN-AFRICA-1692811178.jpg

Shërbimet ruse të urgjencës kanë thënë se janë gjetur trupat e 10 personave të aeroplanit të rrëzuar Embraer Legacy.

Sipas autoriteteve, në mesin e personave në bord ishte edhe shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe komandanti i tij i dytë Dmitry Utkin - njeriu që i dha emrin grupit mercenar.

Tani fokusi i rastit është tek hetimi se çka e kishte shkaktuar rrëzimin.

Policia ka mbyllur zonën përreth vendit të rrëzimit dhe Autoriteti i Aviacionit Rus ka formuar një komision të posaçëm për ta hetuar atë.

Shumë rusë nuk shprehën habinë kur u bë lajmi i ditur për vdekjen e supozuar të Prigozhinit.

Kur Prigozhin nisi një rebelim të dështuar dy muaj më parë, ai gjithashtu sfidoi autoritetin e vetë presidentit rus Vladimir Putinit. Dhe kjo është diçka që presidenti rus nuk e harron lehtë, raporton BBC. /Telegrafi/