Please enter at least 3 characters.

Shefat e Barcelonës filluan të qanin kur e transferuan Frenkie de Jongun

2019/09/AEE7D496-3120-40FC-862E-C6B4D741AE55.jpg
169:"Soccer Football - FC Barcelona unveil Frenkie de Jong - Camp Nou, Barcelona, Spain - July 5, 2019 Barcelona's Frenkie de Jong during the unveiling REUTERS/Albert Gea
7:"REUTERS

Agjenti i Frenkie de Jong ka zbuluar se si menaxheri gjeneral i Barcelonës, Pep Sgura, filloi të qante në momentin që e transferuan Frenkie de Kongun nga Ajaxi.

Blaugranasit e transferuan mesfushorin holandez në këtë verën në shumën e 75 milionë euro nga skuadra e Eredivisies, derisa është bërë lojtari kyç i katalunasëve.

Kjo marrëveshje ishte tejet e vështirë, pasi për 22-vjeçarin interesoheshin shumë klube të mëdha.

“Ishte një luftë e vështirë për ta, pasi klube si, Paris Saint-Germian, Manchester City dhe Juventus, bënë gjithçka që ta transferonin Frenkien”, ka thënë Hasan Cetinkaya.

“Por, Barcelona gjithmonë ishte zgjedhja e parë e lojtarit shkaku që loja e tij përshtatej shumë me të tyren”.

“Në momentin që u arrit marrëveshja, menaxheri gjeneral ndihej i lehtësuar, madje kishte filluar edhe të qante. Ata kishin një presion të madh për ta finalizuar marrëveshjen”, ka shtuar më tej agjenti i holandezit.

Më tej Cetinkaya ka zbuluar se pas arritjes së marrëveshjes kanë pirë verën më të mirë në Spanjë dhe kanë ngrënë mishin më të mirë të përgatitur ndonjëherë. /Telegrafi/