Please enter at least 3 characters.

SHBA raporton afro 200 raste të variantit të ri të COVID-19

2021/01/106801639-16062325112020-11-24t032850z_1485012413_rc2f9k9irhc3_rtrmadp_0_health-coronavirus-usa-texas.jpeg

Të paktën 195 raste të variantit të coronavirusit që u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar janë identifikuar në 22 shtete të SHBA-së, thonë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, shtetet me shumicën e rasteve të variantit të ri janë: California me 72 raste, Florida me 50 të prekur nga ky variant dhe, New York me gjithsej 22 raste.

Ndërkohë, shtetet  e mëposhtme kanë raportuar më pak se shtatë raste secila, sikurse: Colorado, Connecticut, Georgia, Illinois, Indiana, Louisiana, Maryland, Massachusetts, Michigan, Minnesota, New Jersey, New Mexico, Oregon, Pennsylvania, Tennessee, Texas, Utah, Wisconsin dhe Wyoming.

CDC thotë se rezultati nuk përfaqëson numrin e përgjithshëm të rasteve që qarkullojnë në SHBA, por vetëm ato të gjetura nga analizimi i mostrave pozitive.

Varianti i cili njihet si B.1.1.7 dhe duket se përhapet më lehtë – është gjetur gjithashtu në të paktën 60 vende të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. /Telegrafi/