Please enter at least 3 characters.

SHBA paralajmëron rezistencë më të fuqishme ndaj sulmeve kibernetike

2021/03/356fd1214380df825c6fabd18383386f-e1615534551907.jpg
233:"US President Joe Biden speaks on the anniversary of the start of the Covid-19 pandemic, in the East Room of the White House in Washington, DC on March 11, 2021. (Photo by MANDEL NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Zyrtarët e administratës amerikane kanë njoftuar se do të forcojnë rezistencën dhe do të rrisin presionin ndaj sulmuesve kibernetikë, qoftë nëse bëhet fjalë për kompani apo armiq nga jashtë. Ata gjithashtu paralajmëruan se presidenti Joe Biden po shqyrton të gjitha opsionet, përfshirë një përgjigje ushtarake.

Administrata e Biden po shqyrton "të gjitha opsionet" në mbrojtjen e vendit nga shantazhi i kriminelëve, konfirmoi sot sekretarja e Tregtisë e SHBA-së Gina Raimondo e pyetur nëse veprimet ushtarake kundër sulmuesve po merren parasysh, raporton Reuters.

Ajo njoftoi se kjo temë do të diskutohet gjatë samitit të ardhshëm të presidentëve amerikanë dhe rusë më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës.

"Ne nuk hedhim poshtë asnjë mundësi në rast hakmarrjeje dhe ndëshkimi të sulmuesve", tha Raimondo.

Në një intervistë për CNN, sekretarja e Energjisë Jennifer Grenholm tha se armiqtë e Amerikës kanë aftësinë për të shkatërruar të gjithë rrjetin e energjisë në Shtetet e Bashkuara dhe konfirmoi se mijëra sulme ndaj sektorit të energjisë janë kryer tashmë.

"Kur bëhet fjalë për dobësitë tona në drejtim të sigurisë kibernetike, ne jemi aq të fortë sa lidhja më e dobët në sistemin e sigurisë", tha sekretari i Transportit të SHBA-së Pete Buttigieg në një intervistë sot për rrjetin televiziv amerikan CBS.