Please enter at least 3 characters.

SHBA-ja ka administruar deri më tani më shumë se 200 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

2021/04/SHBA-scaled.jpg
265:"Javier Morena receives his first dose of the Moderna Covid-19 vaccine at the Jewish Community Center, a pop up vaccine clinic on April 16, 2021 in the Staten Island borough of New York City. (Photo by Angela Weiss / AFP) (Photo by ANGELA WEISS/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Më shumë se 202 milionë doza të vaksinës kundër coronavirusit janë administruar në SHBA, bazuar në të dhënat e publikuara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, CDC raportoi se janë administruar më shumë se 202 milionë doza, rreth 78 për qind e 258 milionë dozave të shpërndara.

Në përgjithësi, rreth 38.5 për qind e popullsisë amerikane – gati 128 milionë njerëz janë vaksinuar me së paku një dozë, dhe rreth 24 për qind e popullsisë amerikane – gati 81 milionë njerëz – janë vaksinuar plotësisht.

Ndryshe, SHBA-ja është vendi më i goditur rëndë nga pandemia e COVID-19. Deri më tani, vendi ka regjistruar 31.5 milionë raste si dhe 565 mijë viktima.

Numri i përgjithshëm i rasteve në botë si pasojë e coronavirusit u rrit në 139 milionë, derisa numri i viktimave është 2.9 milionë. /Telegrafi/