Please enter at least 3 characters.

Shay Mitchell realizon video të veçantë në shtatzëni, shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

2019/07/GettyImages-1135885286-e1561984941883.jpg
278:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - MARCH 14: (EDITORIAL USE ONLY. NO COMMERCIAL USE) Shay Mitchell attends the 2019 iHeartRadio Music Awards which broadcasted live on FOX at Microsoft Theater on March 14, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Rich Polk/Getty Images for iHeartMedia)
28:"Getty Images for iHeartMedia

Aktorja e serialit "Pretty Little Liars", Shay Mitchell, është shtatzënë për herë të parë. Ajodhe partneri i saj, Matte Babel, janë duke e mirëpritur fëmijën e parë dhe ai nuk mund të jetë më krenar.

"Duke ju shikuar juve se si po rriteni pas gjashtë muajve ka qenë gjëja më e bukur në botë", ka shkruar Babel, 38 vjeç, në postimin e tij të ndarë me ndjekësit në Instagram.

"Fuqia, vullneti dhe eleganca që kishit gjatë kësaj shtatzënie, më ka bërë të mendoj që ti do bëhesh një nënë e mahnitshme", vazhdoi ndër të tjerash Babel.

Përveç fotografive, Shay ka vendosur të publikojë në YouTube një video ku tregon emocionet e shtatzënisë që nga ditët e para.

"Nuk doja të shfaqesha shtatzënë në rrjete sociale shumë herët. Muaj të gjatë duke e fshehur, ishte një udhëtim i vetmuar. Mendoj që shtatzënia është e mrekullueshme, shumicën e kohës", është përshkrimi që ia ka vënë videos. /Telegrafi/