Please enter at least 3 characters.

Shaqiri reagon në rrjetet sociale pas festës madhështore në Liverpool: E dua këtë klub

2019/06/GettyImages-1147619720.jpg
267:"LIVERPOOL, ENGLAND - JUNE 02: Liverpool's players with the UEFA Champions League trophy on board a parade bus after winning the UEFA Champions League final against Tottenham Hotspur in Madrid on June 2, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Nigel Roddis/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli është kampion i ri i Evropës, pasi ka arritur ta mposht Tottenhamin në finale 2-0.

Skuadra nga Anfield e ka fituar për herë të gjashtë në histori të klubit Ligën e Kampionëve.

E me tu kthyer në Angli, futbollistët e Liverpoolit kanë bërë një festë madhështore në rrugët e qytetit.

Xherdan Shaqiri ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram nga festa duke treguar se e dashuron këtë klub.

Xherdan Shaqiri dhe Joel Matip. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

“Kampion të Evropës. Numri gjashtë është rikthyer në shtëpi. E dua këtë klub”, shkroi Shaqiri.

Kujtojmë që Shaqiri këtë edicion në Ligën e Kampionëve ka zhvilluar katër ndeshje ku ka bërë dy asistime, njëri nga ta vendimtar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës. /Telegrafi/