Please enter at least 3 characters.

Shaqir Totaj takon profesionistët shëndetësorë: Po përfundon pas disa dekadash QKMF-2

Në tubimin e madh me stafin shëndetësor të Prizrenit, kryetari Shaqir Totaj ka vlerësuar lartë përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në shërbim të qytetarëve.

“Stafi shëndetësor i Komunës së Prizrenit është shtylla kurrizore e shërbimeve ndaj qytetarëve tanë. Kemi qëndruar pranë tyre dhe kemi mbështetur çdo kërkesë që ka pasur për synim ofrimin e shërbimeve më cilësore" - ka deklaruar Totaj.

Ai rikujtoi investimet e bëra gjatë këtij mandati në infrastrukturën shëndetësore.

“Kemi ndërtuar QKMF 2, kemi ndërtuar r përforcuar AMF-të dhe kemi pajisur qendrat mjekësore me autoambulanca, duke rritur kapacitetin dhe cilësinë e shërbimeve”.

Totaj theksoi se mbështetja për sektorin shëndetësor do të jetë prioritet edhe në mandatin e ardhshëm.

“Do t'i forcojmë edhe më shumë kapacitetet e Kujdesit Primar Shëndetësor, sepse qytetarët tanë meritojnë shërbime edhe më moderne e efikase”.