Shaq zgjedh 10 lojtarët më të mirë të NBA-së të të gjitha kohërave: LeBronin e vendos vetëm të tretin
Shaquille O'Neal ka zgjedhur dhjetë basketbollistët më të mirë në historinë e NBA-së, duke befesuar jo pak me zgjedhjet e tij, ndërsa vetën e tij nuk e futi në këtë mes.
Qendra legjendare dhe një nga lojtarët më dominues në histori tani punon si komentator profesionist dhe shpesh shkakton polemika me deklaratat e tij.
Ai e vendosi Michael Jordanin, i konsideruar nga shumë si lojtari më i madh dhe më i mirë i të gjitha kohërave, në vendin e parë, ndërsa vendin e dytë ia rezervoi ish-shokut të ekipit Kobe Bryant, i cili vdiq në një aksident me helikopter.
Dyshja luajtën së bashku te LA Lakers, ku shkëlqyen dhe fituan edhe trofe.
LeBron James, i vetmi lojtar aktiv në listë, u rendit i treti.
Si pjesë e shfaqjes së Netflix, ai renditi dhjetë më të mirët si më poshtë
1. Michael Jordan2. Kobe Bryant3. LeBron James4. Magic Johnson5. Bill Russell6. Wilt Chamberlain7. Larry Bird8. Hakeem Olajuwon9. Tim Duncan10. Julius Erving
/Telegrafi/


