Shala refuzon Kosovën, prioritet ka Shqipërinë
Herolind Shala nuk do ta përfaqësoj Kosovën në ndeshjen miqësore ndaj Omanit, e cila do të zhvillohet me 7 shtator në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar mesfushori kosovar, prioritet i të cilit është Kombëtarja shqiptare.
“Më ka marrë dy herë në telefon gjatë kësaj kohe trajneri Bunjaki dhe më ka kërkuar që unë të shkoj të luaj për ndeshjen miqësore të muajit shtator”, ka deklaruar mesfushori i Odd, transmeton BotaSot.
“Nuk kam dashur që ta mbaj me shpresa kot dhe i kam thënë se për momentin kam si prioritet një ftesë nga Shqipëria dhe ndoshta më pas do të mendoj për Kosovën”, theksoi ai.
Shala, gjithashtu ka zgjuar edhe interesimin e përfaqësuesen së Norvegjisë. Dhe, nëse Shqipëria nuk e thërret ka gjasa t’i bashkohet ekipit skandinav. /Telegrafi/


