Please enter at least 3 characters.

Shala: Prishtina po rritet

2016/01/shala-prishtina-po-rritet_hd.jpg

Fitorja e parë si gjithmonë ka shijen e lezetshme dhe që rrit edhe më shumë apetitet për javët ardhshme. Skuadra me renome Prishtina shënoi fitore e parë (pas një barazimi e një humbje) me rezultat 2:1 në ballafaqim me Llapin e Podujevës, në ndeshjen e mbetur të javës së tretë të Raiffeisen Superligës së Kosovës.

Futbollisti bardhekaltër, Bashkim Shala, autor i golit të dytë dhe të fitores, është optimist se do të janë edhe më të fortë dhe sipas tij, dita-ditës po përmirësohen dhe do të aplikojnë lojë ashtu si e dëshirojnë. “Arritëm fitoren e parë me shumë vështirësi, por me meritë. Ka qenë një ndeshje e fortë kundër Llapit, kur dihet që ata kanë një skuadër mjaft të fortë, por në fund triumfuam”.

“Dita – ditës po përmirësohemi dhe po e kërkojmë at lojë të cilën ne dëshirojmë të aplikojmë si ekip”, thotë Bashkimi Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.