Please enter at least 3 characters.

Shakira ka lansuar klipin e këngës "Nada"

2018/11/Shakiraa-e1541446827289.jpg
152:"NEW YORK, NY - AUGUST 10: Shakira performs in concert at Madison Square Garden on August 10, 2018 in New York City. (Photo by Noam Galai/Getty Images)
12:"Getty Images

Një prej yjeve më të mëdha në muzikën latino-amerikane, Shakira, ditë më parë e ka publikuar videoklipin më të ri muzikor.

Kënga mban titullin "Nada" dhe për më pak se 24 orë nga lansimi e ka kaluar shifrën prej dy milionë shikimesh në YouTube.

Videoja muzikore u dha premierë në një emision televiziv në Kolumbi, ndërsa klipi u publikua para performancës së fundit në turneun muzikor, 'El Dorado'.

Vlen të theksohet se Shakira e ka shkruar edhe tekstin e këngës dhe ka punuar në realizimin e saj.

"Nada" është kënga e pestë me radhë nga albumi aktual i Shakiras, "El Dorado", që zyrtarisht u publikua më 26 maj të vitit të kaluar.

Albumi "El Dorado" përmban 13 këngë, ndërsa pjesë e tij janë edhe hitet, si "Chantaje" dhe "Me Enamore".

"Chantaje" që u realizua në bashkëpunim me Maluman ka kaluar shifrën prej dy miliardë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/