Please enter at least 3 characters.

Shakira arrin një miliardë shikime në You Tube

2016/01/f.0126132904818_m.jpg

Krijuesja e hitit “Hips Don't Lie” ka arritur këtë shifër të veçantë gjatë të martës dhe ka falënderuar fansat e saj në internet për mbështetjen.

“Faleminderit të gjithëve për këtë lajm të mahnitshëm. Një miliardë shikime!! E pabesueshme! Po festoj!! Vërtet jam e lumtur që dëgjoj këtë lajm. Një miliardë shikime rreth e qark botës është një numër i pamendueshëm dhe më shumë se sa ndonjëherë kam ëndërruar”, ka thënë Shakira.

Lady Gaga dhe Justin Bieber po ashtu kanë arritur shifrën prej një miliardë shikimesh në faqen e videove. /Telegrafi/

Në vazhdim kënga “Waka Waka”, një prej më të shikuarave të Shakiras, e cila ka afro 300 milionë shikime: