Please enter at least 3 characters.

Sesioni live në "Rave" për muajin gusht përmbyllet me Mr. Blanco

2020/08/nafak.jpg

Muaji gusht në sesionin live të "Rave" po përmbyllet me Mr. Blanco.

Këtë të diel mund ta ndiqni livestream nga ora 20:00 në Facebook në faqen zyrtare të Rave Travel.

Një djalë i ri, i pasionuar pas artit që në moshë të vogël. I inspiruar nga një event i vitit të ri në M Club, ku ai pa një set magjik nga dy legjenda te New York-ut 'Secret 47' dhe 'Noki'.

I pasionuar pas instrumenteve frymore shqiptare, ai në DJ setet e tij ka sjellë gjithmonë tinguj gjallërues, emocional dhe të përshtatshëm për çdo kohë, ku gjatë performancave të tij në klubet më të njohura mbarëshqiptare.

Muzikat e luajtura nga ai, kanë qenë të padëgjuara më parë dhe një risi për muzikën elektronike në Kosovë.

Këtë të diel, duke filluar prej orës 21:00, ju mund të ndiqni performancën e tij edhe në faqen zyrtare të Telegrafi Magazina në Facebook. /Telegrafi/