“Parlamenti i Serbisë miratoi javën e kaluar qeverinë e re të vendit. Personeli dhe programi përfaqësojnë një kthesë të mëtejshme drejt së djathtës etnonacionaliste, anti BE. Qeveria përfshin ministra që SHBA-ja i ka sanksionuar tashmë për korrupsion, si dhe sykofantë të hapur rusofilë. Për të mos përmendur një kryeministër që udhëhoqi Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë vitin e kaluar, kur ajo ishte bashkëpunëtore në një sulm terrorist në veri të Kosovës, rrëmbimin e policëve së Kosovës dhe trazirat kundër paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO-ja. Ai tashmë ka përsëritur dëshirën e Serbisë për marrëdhënie të mira me Rusinë dhe refuzimin për t'u lidhur me sanksionet e BE-së kundër Moskës”, shkruanServer.
Sipas tij, presidenti serb Vuçiq po lë pak vend për ata që argumentojnë se Serbia është drejt Perëndimit.


