Please enter at least 3 characters.

Sërish probleme në Kanalin e Suezit

2021/04/Screenshot_1-16.png

Trafiku i detit në Kanalin e Suezit u ngadalësua sot kur cisterna e naftës M/T Rumford "u përball me vështirësi" në jug të kanalit.

Informacioni u publikua nga faqet detare, MarineTraffic dhe TankerTrackers.

Një burim në kushte anonimiteti tha se Kanali Suezit e informoi kompanitë se cisterna M/T Rumford kishte probleme me motorin dhe se i dërgoi rimorkiatorët Tim Hope dhe Mosaed 3 për ta ndihmuar, raporton reuters.

TankersTracker njoftoi përmes llogarisë në Twitter se anija kishte probleme, por më në fund ka nis të lëvizë.

Menaxhmenti i Kanalit të Suezit i tha agjencisë britanike se problemi zgjati për rreth 10 minuta, por "se u zgjidh". /Telegrafi/