Seriali i ri thriller i Netflix arriti të bashkojë si audiencën ashtu edhe kritikët: Është më i shikuari në botë
Netflix është në një periudhë mjaft të mirë këtë verë. Platforma publikoi një seri titujsh që tërhoqën vëmendjen e audiencës, dhe mini-seriali "Untamed" fitoi shikuesit dhe arriti në krye të listës më të shikuarve që në javën e parë pas publikimit të tij.
Hiti më i fundit global i transmetuesit është një mister plot tension i vendosur në Parkun Kombëtar Yosemite dhe tashmë po kryeson listat në të gjithë botën.
"Untamed" përfshin gjashtë episode, me protagonist Eric Bana, dhe sapo debutoi në vendin e parë në listën më të shikuar të Netflix pasi grumbulloi më shumë se 24 milionë shikime që nga publikimi i tij të enjten e kaluar.
Në fakt, seriali tani është titulli më i shikuar në platformë në plot 76 vende.
Vlen gjithashtu të përmendet se si kritikët ashtu edhe fansat bien kryesisht dakord për serialin, dhe kur bëhet fjalë për vlerësimet në Rotten Tomatoes - një raport i qëndrueshëm prej 79 përqind dhe 72 përqind është diçka që nuk e shihni shpesh.
"Ndërsa fabula nuk është asgjë e re, një skenar i fortë dhe një kast i shkëlqyer e bëjnë 'Untamed' një mister që nuk duhet ta humbisni", "Një dramë e zgjuar dhe bindëse, me aktrim të shkëlqyer dhe një ndjesi të vërtetë vendi", "'Untamed' u ofron shikuesve një histori që do t'i mbajë të fiksuar që nga minuta e parë", thonë kritikët.
Seria "Untamed", krijuar nga Mark L. Smith dhe Elle Smith, ndjek agjentin special Kyle Turner (Eric Bana), i cili është i ngarkuar me zgjidhjen e një vrasjeje në shkretëtirën e madhe të Yosemite.
Turner është pjesë e një njësie elitare brenda Shërbimit të Parqeve Kombëtare që heton krime të rënda, dhe vrasësi që ai ndjek duket se e njeh zonën po aq mirë sa ai. Një roje parku më pak e përvojë (Lily Santiago), më e mësuar me qytetin e madh sesa me natyrën, ndihmon Turnerin në hetimin e tij. /Telegrafi/


