Please enter at least 3 characters.

​Serbia nis vaksinimin në veri të Kosovës

2017/07/mitrovica-e-veriut.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se ka filluar vaksinimi i qytetarëve në veri të Kosovës me vaksinën e Pfizer që është kundër coronavirusit.

Mediat serbe, duke cituar presidentin serb, raportojnë se vaksinimi ka filluar në Leposaviq.

Sipas tyre, vaksinat e Pfizer do të merren nga personat mbi 75-vjeç dhe më pas edhe të të gjithë të tjerët.