Please enter at least 3 characters.

Sëmuret Armina Mevlani! (Foto)

2017/02/armi2-e1487264331829.jpg

Modelja dhe blogerja e njohur Armina Mevlani duket se nuk e ka kaluar edhe aq mirë ditën e sotme (e enjte).

Kjo për arsye se bukuroshja ka marrë një ftohje, dhe është detyruar që të qëndrojë e mbyllur brenda në shtëpi.

Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi në Instagram Story, përmes së cilës ka shfaqur mëngjesin e saj, si dhe një gotë me qumësht të ngrohtë, të cilën është detyruar ta pijë për të përmirësuar shëndetin e saj.

Ditë më parë ajp u vu në fokusin e mediave për shkak të një propozimi që i bëri i fejuari i saj Shkelzen Berisha në ditën e Shën Valentinit, i cili i kërkoi bukuroshes shqiptare që të ishte "Valentini" i saj për gjithë jetën, dhe kjo e fundit pranoi.

Ndërkohë dyshja ende nuk kanë bërë të ditur planet për martesë, duke treguar vetëm se kjo gjë është thjeshtë një çështje kohe. /Telegrafi/