Please enter at least 3 characters.

Selmanaj lutet që vrasja në Deçan të jetë e fundit mes shqiptarëve

2016/06/selmanaj.jpg

Kryetari i Komunë së Deçanit, Rasim Selmanaj, ka thënë se vrasja e ndodhur në fshatin Shaptej e ka tronditur atë dhe të gjithë qytetarët.

“Lajmi për tragjedinë në fshatin Shaptej na ka tronditur të gjithëve. Një tragjedi e dyfishtë në mes të shqiptarëve, dhashtë Zoti të jetë e fundit në familjet tona. Familjes Ramaj ju shprehim ngushëllime. Rexhep dhe Burim Ramaj u prefshin në paqe”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.