Please enter at least 3 characters.

Selimi thotë se s’ka krisje në koalicionin me LDK-në

2020/10/Selim-Selimi-foto-Ridvan-Slivova-1-e1607951289672.jpg

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi thotë se nuk ka krisje të partneritetit qeverisës me LDK-në.

Ai thotë se ka vetëm debat dhe diskutime për çështje të ndryshme.

Sipas Selimit sa i përket dialogut AAK ka paraqitë shqetësimin për mundësinë e rrëshqitjes në dialog teknik, ndërsa për postin e presidentit nuk voton asnjë kandidat tjetër përveç Haradinajt.

“Çdo mospajtim që e kemi pas e kemi thënë edhe publikisht, sepse ne si Aleancë mendojmë se edhe publiku duhet të jetë pjesë e këtij debati dhe diskutimi", tha Selimi në RTV21.