Please enter at least 3 characters.

Seleni ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë

Selenin nuk është e vështirë ta konsumoni përmes ushqimit, sepse atë e përmban një varg i ushqimeve, ndërsa më së shumti e gjejmë në guaska, arra braziliane, mish të kuq dhe zorrë.

Studiuesit kanë konstatuar se seleni e luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të organeve riprodhuese, rregullimin e hormoneve tiroide dhe sintezës së ADN-së.

Konsumi tepër i ulët i selenit është i lidhur me rritjen e rrezikut të problemeve kognitive, vdekjes së parakohshme dhe imunitetit të dobësuar.

Shkencëtarët nga Britania e Madhe e kanë kryer një studim në të cilin e kanë përcjellë lidhjen midis konsumimit të selenit dhe nivelit të rrezikut nga kanceri i zorrës së trashë. Studimi përfshiu më shumë se 520.000 njerëz nga 10 vende të ndryshme të Evropës Perëndimore.

Rezultatet e hulumtimit treguan se pjesëmarrësit të cilët kishin mungesë të selenit në trup, e kishin një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, në krahasim me pjesëmarrësit me nivele të kënaqshme të selenit.

Polish selenium supplements not always what they seem

Ekspertët theksojnë se për shumicën e njerëzve, rekomandohet doza ditore e selenit prej 14-55 mikrogramësh në ditë. Do të konsumoni sasi të mjaftueshme të selenit në qoftë se ushqimi juaj është i balancuar dhe i shëndetshëm. Por në qoftë se nuk jeni të sigurt që jeni duke konsumuar sa duhet selen, gjithsesi konsultohuni me mjekun tuaj.

Hulumtuesit theksojnë se rezultatet e hulumtimit janë preliminare dhe se nevojitet të bëhet vlerësimi nga ekspertë të jashtëm. /Telegrafi/