Selena Gomez shokon fansat duke ia puthur këmbët burrit të saj
Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Selena Gomez, shkaktoi shumë reagime pasi i puthi këmbët bashkëshortit të saj Benny Blanco në 'podcast'-in e tij "Friends Keep Secrets".
Shumë besojnë se kjo është një mënyrë për të poshtëruar veten.
Pasi ajo u përkul dhe i puthi këmbën, ai buzëqeshi, iu drejtua reperit Dave Burd dhe gruas së tij Batlaucco dhe i pyeti: "A ju pëlqen kjo?".
Selena tha, "Mos e bëj këtë problem të madh" dhe ai tha, "Jo, nuk e bëra. Më pëlqeu. Më bëri të ndihem mirë. Të dua shumë".
Ajo e mbështeti bashkëshortin e saj në këtë mënyrë pasi ai u pa së fundmi me këmbë të ndyra në të njëjtin 'podcast', pas të cilit mori shumë kritika.
Shumë veta nuk mund ta besojnë që Selena vendosi të ndërmarrë këtë hap.
“Shpresoj që kjo të jetë inteligjencë artificiale”, “Po i bën të gjitha këto vetëm për ta bërë Justin Bieberin xheloz?”, “Nuk mund ta besoj sa shumë po e poshtëron veten”, “Kjo është vërtet patetike”, janë disa nga komentet për X. /Telegrafi/
Selena Gomez kisses Benny Blanco's feet after it went viral for being dirty pic.twitter.com/VcwBD4XGug
— Red Media (@RedMedia_us) March 3, 2026


