Please enter at least 3 characters.

Selena Gomez rrëmben vëmendjen e të pranishmëve me paraqitjen e parë në festivalin e Kanës

2019/05/GettyImages-1149126826.jpg
227:"CANNES, FRANCE - MAY 14: Selena Gomez attends the opening ceremony and screening of "The Dead Don't Die" during the 72nd annual Cannes Film Festival on May 14, 2019 in Cannes, France. (Photo by Gareth Cattermole/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrëmjen e kaluar, një numër i madh i figurave publike kanë parakaluar në qilimin e kuq të Kanës.

Edicioni i 72-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit u hap gjatë natës së kaluar dhe këto bukuroshet i lanë të gjithë pjesëmarrësit pa frymë.

Ardhja e Selena Gomez në qilimin e kuq në Kanë tërhoqi më së shumti vëmendje. Princesha e popit është shfaqur për herë të parë në këtë festival prestigjioz evropian.

(Foto by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Ajo u bashkua me pjesën tjetër të ekuipazhit të filmit në premierën e The Dead Do not Die, të regjisorit të pavarur amerikan, Jim Jarmusch, i cili kishte fituar në vitin 1984 Palmën e Artë me filmin, "Strange of Paradise".

Ajo mbante një fustan të markës Louis Vuitton, e përbërë nga një skaj, rrip dhe saten gjersa dukjen e ka plotësuar me gjerdan, një palë vathë miniaturë dhe një pako rrëshqitëse.

Kujtojmë se këngëtarja amerikane është takuar edhe me modelen shqiptare që punon dhe vepron në shtetin zviceran, Heidi Lushtakun.

Me pamjen e saj ka impresionuar edhe aktorja amerikane, Eva Longria, e cila kishte një fustan elegant me një prerje të madhe. /Telegrafi/

(Foto by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)