Please enter at least 3 characters.

Sekuestrohen 900 euro në Fushë Kosovë, dyshohen se janë të falsifikuara

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë kontrollit të një dërgese ndërkombëtare-zarf në Qendrën e Tranzicionit Postar, janë gjetur kartëmonedha 14x50 euro dhe 10x20 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur të martën në Fushë Kosovë, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Monedhat janë konfiskuar.

Foto: Arkiv/Ilustrim