Please enter at least 3 characters.

Sekretarja e kampit të Luftës së Dytë Botërore - tani 96 vjeçe - nuk pranon të dëshmojë në fillim të gjykimit

2021/10/AP21292315711729-e1634653427686.jpg
391:"The 96-year-old defendant Irmgard F. sits in an ambulance chair behind a plexiglass screen in a courtroom in Itzehoe, Germany, Tuesday, Oct. 19, 2021. The woman is charged of more than 11,000 counts of accessory to murder. Prosecutors argue that the 96-year-old woman was part of the apparatus that helped the Nazi camp function more than 75 years ago. (Christian Charisius/DPA via AP, Pool)
2:"AP

Një grua 96-vjeçare që përballet me akuzat për nxitje të mijëra vrasjeve ndërsa punonte si sekretare e komandantit të një kampi të përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore, heshti në fillimin e gjyqit të saj në Itzehoe pranë Hamburgut të martën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e pandehura, e cila hyri në gjykatë në një karrige me rrota, nuk do t'i përgjigjej asnjë pyetjeje në këtë fazë, tha avokati i saj i caktuar nga gjykata, Wolf Molkentin.

Gruaja, e quajtur sipas ligjit gjerman vetëm si Irmgard F, akuzohet për ndihmë dhe nxitje të vrasjes në më shumë se 11,000 njerëzve në kampin nazist të Stutthof, i vendosur pranë Danzig - tani qytet port polak i Gdansk - gjatë luftës.

Ajo akuzohet si punonjëse civile në shërbim të SS, për kompozimin, renditjen ose hartimin e të gjitha letrave të komandantit të kampit, Paul Werner Hoppe, në periudhën qershor 1941 deri në prill 1945, kur kampi u çlirua nga Ushtria e Kuqe.

Dhe sipas dpa, kjo do të thoshte se ajo kishte njohuri për gjithçka që po ndodhte në kamp, përfshirë metodat e vrasjes.

Gjyqi, i cili po mbahet në një gjykatë për të mitur për shkak të moshës së të pandehurës në kohën e veprave të supozuara, ka të ngjarë të jetë një nga të fundit që lidhet me epokën naziste.

E pandehura do të dilte në gjyq më 30 shtator, por u arratis në mëngjesin e gjyqit. Ajo u gjet brenda disa orësh dhe u mbajt në paraburgim për pesë ditë para se të lirohej me kusht.

Sipas zyrës qendrore përgjegjëse për hetimin e krimeve naziste në Ludwigsburg, rreth 65,000 njerëz vdiqën në kampin e përqendrimit gjerman dhe nënkampet e tij, si dhe në të ashtuquajturat marshime vdekjeje në fund të luftës. /Telegrafi/