Please enter at least 3 characters.

Sejdiu: Qeveria toleron ata që vjedhin shtetin ndërsa shkarkon dikë që "rrezit" këmbët në veturë

2019/07/21461914_1887150391301328_614670181527977984_n.jpg

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka reaguar ndaj shkarkimit të Shukri Maxhunit nga posti i zëvendësministrit të Bujqësisë.

Sejdiu në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se për Qeverinë është "në rregull" nëse vjedhë, e shkel Kushtetutën, por nuk tolerohet nëse i rrezitë këmbët në dritare të veturës.

Ai e ka cilësuar Qeverinë si hajgare.

"Në Kosovë, "në rregull është" nëse vjedhë, e zapton shtetin, e shkelë Kushtetutën, keqpërdorë, punëson militanta e familjarë pa meritë, abuzon dhe e falimenton shtetin, etj. Veq mos gabo me i rrezitë këmbët në xham të veturës, se kjo nuk tolerohet", ka shkruar në Facebook, Sejdiu.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka njoftuar kryeministri Haradinaj.

Ditë më parë, Maxhuni ishte fotografuar në veturën zyrtare, deri sa i mbante këmbët pranë xhamit të përparmë./Telegrafi/