Please enter at least 3 characters.

Sejdiu: Pa plotësimin e kushteve, PSD nuk e voton ligjin për buxhetin

2017/09/Dardan-Sejdiu-konference-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg
14:"Ridvan Slivova

Shefi i deputetëve të PSD-së Dardan Sejdiu, ka thënë se grupi parlamentar që ai përfaqëson nuk do të votojë miratimin e buxhetit pa plotësimin e kushteve nga ana e Qeverisë.

Ai ka ripërsëritur se në mesin e kushteve janë Ligji për Dialogun, zvogëlimi i zëvendësministrave, për të cilën çështje tha se janë dakorduar që brenda tre muajsh ligji për Qeverinë do ta trajtojë si dhe funksionalizimin e Ministrisë së Bujqësisë.

"Nëse qeveria do që të kalojë buxhetin me votat e PSD-së, duhet ti plotësojë kushtet", tha Sejdiu. /Telegrafi/