Please enter at least 3 characters.

Së shpejti videoklip në kujtim të Elvis Pistës (Foto)

2016/01/familja-e-elvis-pist-euml-s-nuk-po-intervistohen-njer-euml-zit-e-profilit-t-euml-lart-euml_hd.jpg

Po afrohet dy vjetori i rënies së ish-kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Elvis Pistës.
Dhe, në nderë të të ndjerit dhe veprave të tij të cilat i kujtojnë qytetarët e Kosovës, po realizohet një videoklip.

Ky videoklip po punohet nga Artvision. Regjia dhe skenari mbajnë firmën e Agron Sokolit, dramaturgut të njohur i cili eksperiencën e tij të madhe në këtë fushë e shkrinë në një prej projekteve domethënëse për qytetarët e regjionit të Anadrinisë. Sokoli ishte pjesë e "Stupcave" së fundmi si producent.

Videoklipi titullohet “Elvisit Tonë”.Kënga interpretohet nga Vullnet Zhuniqi, në tekst të Fatmir Mujës.

Shikoni disa fotografi nga seti i xhirimeve: