Please enter at least 3 characters.

Schumacher pasurinë ia ka lënë gruas dhe fëmijëve, ndërsa në llogarinë bankare është i autorizuar babai i tij

2018/04/CorinnaMichaleSchumascher-2-e1524932987595.jpg
263:"BARCELONA, SPAIN - MAY 9: Michael Schumacher of Germany and Ferrari celebrates with his wife Corrina after competing in his 200th Grand Prix during the Spanish F1 Grand Prix on May 9, 2004, at the Circuit de Catalunya in Barcelona, Spain. (Photo by Getty Images)
12:"Getty Images

Michael Schumacher pësoi një lëndim serioz gjatë një aksidenti duke skijuar, mirëpo detajet për gjendjen e tij vazhdojnë të jenë të panjohura për publikun.

Familja e legjendës së Formula 1 jeton në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa Bunte.de ka raportuar se çfarë ka ndodhur me pasurinë e ish-pilotit gjerman.

(Foto: Getty Images)

Miliona eurot e Schumacherit i ka në dispozicion babai i tij 72-vjeçar, Rolf, të cilin Michael e kishte autorizuar në llogarinë e tij që nga viti 1992 dhe autorizimi është akoma i vlefshëm.

Në fillet e karrierës së tij, Schumi vendosi që atë ta përfaqësonte babai i tij dhe asokohe ishte vetëm në lidhje me gruan e tij të tanishme, Corinna.

(Foto: Getty Images)

Ndërkaq, pasurinë e patundshme, 49-vjeçari ia ka trashëguar gruas dhe dy fëmijëve, vajzës Gina-Maria Schumacher (21 vjeçare) dhe djalit Mick Schumacher (19 vjeçar).

Ndërsa babai i tij, në bazë të autorizimit, ka të drejtë që t'i përfaqësojë edhe trashëgimtarët.

Përkundër ndarjes së këtillë të pasurisë, në familjen e Schumacherit nuk ka kurrfarë mosmarrëveshjeje.

(Foto: Getty Images)

Babai i Michael, Rolf, jeton në të njëjtën shtëpi ku ka jetuar prej vitesh dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me anëtarët tjerë të familjes se kush do t'i përdorë paratë e Schumacherit. /Telegrafi/