Please enter at least 3 characters.

SBASHK: Koha e kërcënimeve ka kaluar, nuk do të ketë mësim të shtunave dhe gjatë festave

2016/01/Rrahman_Jasharaj_SBASHK_-foto-ridvan-slivova-e1555669759683.jpg

SBASHK përmes një njoftimi për media ka reaguar ndaj deklaratave të disa drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit.

Në reagim SBASHK thekson se koha e kërcënimeve ka kaluar dhe se mësim të shtunave dhe gjatë festave nuk do të ketë.

"U munduan ta godasin SBASHK-un edhe në seancën e jashtëzakonshme parlamentare me ofendime e gënjeshtra dhe arritën efekt të kundërtën. U munduan edhe në një takim në MASHT me drejtorët e DKA-ve, KMLDNJ-në deklarime të pabazuara e me ngjyra kërcënimi ta ndryshojnë zërin e mësimdhënësve të Kosovës, por kot. Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve duke bartur zërin e mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të arsimit e kanë thënë qartë se nëse Parlamenti voton për të bërë barazimin e koeficienteve te mësuesve të nivelit 1-5, te pedagogëve , psikologëve e sekretarëve të shkollave me kolegët e tyre të nivelit 6-9, atëherë në shenjë të solidarizimit me ta do të zgjatet ky vit shkollor për një javë e nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk do të ketë kompensim të as edhe një ore të humbur në grevë", thuhet në reagim.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:Reagim ndaj deklarimeve boshe të disa drejtorëve të DKA-veSBASHK- Koha e kërcënimeve ka kaluar, Mësim të shtunave dhe festave nuk do të ketëSBASHK-u ka marrë përgëzime e lëvdata nga kolegët e tyre kudo në Ballkan dhe nga udhëheqësit më të lartë të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës me 11 milionë anëtarë për punën, angazhimet, arritjet dhe organizimin e mirë sindikal.SBASHK gëzon respekt edhe në Kosovë ,dhe jo vetëm nga shumica absolute e punëtorëve të arsimit, por edhe nga sindikalistë të sektorëve të tjerë dhe nga popullata. Kjo i ka bërë nervoz disa individë, që përfaqësojnë ndonjë institucion qendror apo lokal dhe ata për të krijuar një atmosferë frike te anëtarët e SBASHK-ut kanë nisur të përmendin edhe mundësinë e ngritjes së dofarë kallëzimesh penale ndaj kryetarit të kësaj sindikate,pos as ky shantazh se ndal dot SBASHK-un ne mbrojte të anëtarësisë.U munduan ta godasin SBASHK-un edhe në seancën e jashtëzakonshme parlamentare me ofendime e gënjeshtra dhe arritën efekt të kundërtën. U munduan edhe në një takim në MASHT me drejtorët e DKA-ve, KMLDNJ-në deklarime të pabazuara e me ngjyra kërcënimi ta ndryshojnë zërin e mësimdhënësve të Kosovës, por kot. Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve duke bartur zërin e mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të arsimit e kanë thënë qartë se nëse Parlamenti voton për të bërë barazimin e koeficienteve te mësuesve të nivelit 1-5, te pedagogëve , psikologëve e sekretarëve të shkollave me kolegët e tyre të nivelit 6-9, atëherë në shenjë të solidarizimit me ta do të zgjatet ky vit shkollor për një javë e nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk do të ketë kompensim të as edhe një ore të humbur në grevë.Nga më të zëshmit në kritikat e pabazuara e të paargumentuara ndaj SBASHK-ut ka nisur të dalë drejtori i DKA-së në Kastriot ( Obiliq) Agim Spahiu. Ai madje ka bërë edhe një “ zbulim” lidhur me grevën duke u deklaruar publikisht se gjoja ajo paska qenë jo ligjore ngase SBASHK nuk e ka pyetur atë se kur të nis me grevën dhe për këtë ky Agimi kudo ndodhet po krekoset se do të ngrit kallëzim penal ndaj kryetarit të SBASHK lidhur me grevën.Kryetari i SBASHK-ut do të ndihej shumë keq sikur të kishte bërë ndonjë të keqe a veprim kundër normave etike e njerëzore, apo sikur ta kishte lënduar besimin e anëtarësisë se sa për kallëzimin penal të Agimit lidhur me grevën do të ndihem krenar sepse greva ishte paralajmëruar me kohë dhe është plotësisht e bazuar në ligj dhe Konventa ndërkombëtare.Le të dihet se në gjykatë do të takohemi me Agimin dhe cilin do drejtor tjetër që bën presione për kompensimin e orëve të humbura në grevë sepse ata me këto presione po mundohen të zverdhin demokracinë dhe të shkelin mbi ligjin. Greva është e ligjshme dhe ka pasur përkrahjen edhe të gjithë sindikatave të Ballkanit e Evropës dhe ligji nuk obligon grevistët të kompensojnë orët e humbura në grevë. Mësimdhënësit e kanë thënë fjalën e tyre për këtë dhe tentimi që të dërgohen në orë me shantazhe, shpifje dhe deklarata plot gënjeshtra është presion dhe shkelje e të drejtës së tyre elementare. Kontrata Kolektive e Arsimit e saktëson se punëtorët e arsimit kanë javë 5 ditëshe të punës dhe 20 orë mësimore në javë.Çdo ngarkesë mbi këtë mund të bëhet me pajtimin mes dy palëve. Të kërkohet të punohet të shtunave, pa pajtimin e punëtorëve të arsimit është shkelje e Kontratës Kolektive, e Kontratës individuale të punës dhe e Ligjit. Të mos respektohen festat dhe të kërkohet të punohet kur janë ato është shkelje edhe më e rëndë. Drejtorë kujdes se këto janë shkelje shumë të rënda.Ftojmë inspektoratin e punës që te përcjell shkeljet që janë paralajmëruar për punë përmes njoftimeve publike te vendosura nëpër shkolla se ditët e festave do te punohet dhe të marrin masa ndëshkuese konform ligjit ndaj atyre që nuk i respektojnë ditët e Festave. /Telegrafi/