Please enter at least 3 characters.

Sarah pohon se e diskutojnë martesën me DJ PM

2022/09/sarahfk.jpg

Sarah Berisha dhe DJ PM janë ndër çiftet që dolën nga edicioni i parë i spektaklit televiziv, ‘Big Brother VIP’.

Blogerja dhe muzikanti e nisën romancën brenda shtëpisë së famshme dhe e vazhduan atë edhe pas largimit.

Çifti i njohur është vazhdimisht temë e faqeve rozë, pasi jeta e tyre private përcillet në vazhdimësi.

(Foto: Instagram/sarah.berisha)

Gjatë një bashkëbisedimi pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, njëri prej tyre e ka pyetur nëse e ka ndërmjet të martohet me Pajtim Krasniqin (emri i vërtetë i DJ PM).

“Po, madje atë gjë e diskutojmë çdo ditë”, ka thënë ajo.

Një tjetër pyetje ka qenë se çfarë i pëlqen më shumë te PM, ndërsa përgjigja ka qenë: “Shumë gjëra, por më e rëndësishmja kur kujdeset për mua dhe më jep shumë këshilla”. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/sarah.berisha)